Site icon Telegrafi

Tahiri me ministrat e vendeve të Ballkanit bisedon për reformat në fushën e drejtësisë

Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime bilaterale me ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ministrin e Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin e Malit të Zi, Zoran Pazin.

Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian.

Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit.

 

Exit mobile version