Site icon Telegrafi

Tahiri: Me mbylljen e seancës është thyer Rregullorja

Politologu Ramush Tahiri ka deklaruar për KosovaPress se kryesuesi nuk do të duhej ta mbyllë seancën, por do të duhej të konstatonte se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës dhe ta ndërpresë për të vazhduar ndonjë ditë tjetër.

Tahiri thotë se seanca shkoi në rregull dhe rezultati është ky pasi PAN-i nuk dha propozimin si kryetar, duke kërkuar shtyrje, propozim ky që nuk kalojë.

“Votimi 60-60 me votën e kryesuesit që është kundër shtyrjes, është dy vota, i bie 61 me 60 dhe propozimi nuk u miratua që të shtyhet për dy orë dhe t’i jepet kohë për konsulta për ta nxjerr kandidatin. Proceduralisht ka të drejt PAN-i sepse askush nuk mund ta detyroj që ta propozoj një kandidat nëse nuk don por afatet janë ligjore dhe PAN nuk mund ta bllokojë seancën me shtyrje, një herë të vonohet dhe në fund të kërkoj dy orë shtesë, plotësisht e drejt është kërkesa e tyre por nuk ka kaluar me votim “, tha thënë Tahiri.

“Mendoj që është lapsus mbyllja e seancës sepse seanca duhet të mbyllet me konstatim të vazhdoj, por nuk ka mund të vazhdoj nëse nuk zgjidhet kryetari, por në formën se si është mbyllur, pa ndonjë arsyetim është problem procedural se kush e thirr seancën e ardhshme sepse kjo është vazhdim i të njëjtës seancë por nuk kemi kryesi të kuvendit që me u mbledh dhe me caktuar seancën, nuk mund ta caktojë sekretaria, nuk mund ta caktojë datën kryesuesi, nuk mundet presidenti, nuk mundet kryesia e vjetër të mblidhet dhe ta bëjë përgatitje“, tha thënë Tahiri .

Ai shtoi se kryesuesi ka thyer rregulloren kur ka mbyllur seancën.

“E ka thy rregulloren sepse e ka mbyll seancën pa arsyetim, nuk ish thyer rregullorja nëse ky kish insistuar që PAN të jep kandidatin dhe PAN-i kishte insistuar se nuk ka për momentin kandidatë, atëherë kryesuesi kishe konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet që të vazhdojë seanca dhe ndërpritet, jo që mbyllet, ndërpritet për të vazhduar një ditë tjetër”, tha ai. /KP/

 

Exit mobile version