Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Besnik Tahiri, ka thënë se mbështetja dhe krenaria për kandidatin e këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj, vërehet në katër anët e Kosovës.
Tahiri në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qytetarët e njohin heroin e tyre, jo vetëm si ndjenjë por para së gjithash si shpresë për vendin.
Sipas tij në udhëkryqin e madh që gjendet Kosova vetëm një personifikim sikurse Haradinaj mund t’i bashkojë qytetarët në një ecje të sigurt.
Ai ka kërkuar që qytetarët t’i japin besimin e plotë Haradinajt që idealin për liri ta kthejë në shpresë dhe fitore të Kosovës.
Tahiri ndër të tjera ka ftuar qytetarët t’i mbështesin të gjithë ata që i njohin e kanë dëshmuar se nuk luhaten në mes sfidave, se nuk thyhen nga përballjet.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Në katër anët e Kosovës ndjehet krenaria dhe mbështetja për Ramush Haradinajn.
Në Llap, Gollak, Dukagjin, Drenicë, Anamoravë, Pashtrik, Nerodime e Shalë, dje e nesër ekziston ndjenja e përuljes për sakrificën e Ramushit, e po ashtu edhe falënderimi i sinqertë, i pastër e shpirtëror i tij.
Qytetarët e njohin heroin e tyre, jo vetëm si ndjenjë por para së gjithash si shpresë për vendin. Kjo po dëshmon se besimi nuk është kalkulim, por mishërim i sakrificës dhe angazhimit për shtetin e shoqërinë.
Ramushi bashkë me qytetarë po rrisin ndjenjën, motivin dhe shpresën për 100% Kosovë.
Për këtë, edhe një here ju thërras në mbështetje të Kryeministrit Haradinaj që të kthehet në punën për shtet-ndërtim, të mbështesni gjithë ato e ata, gra e burra, të ndershëm e të mirë. Ju ftoj të besoni në përkushtimin e Kryeministrit Haradinaj, ashtu siç besuat në lavdinë e lirisë, në sakrificën e pashembullt për shtet-ndërtim.
Në këtë frymë, ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për gjithë mbështetjen tuaj që na keni dhënë e po vazhdoni në secilin hap.
Përtej ngjyrave të politikës, ne jemi njerëz të këtij vendi. Përtej dallimeve, ne duhet t’i bashkojmë sinergjitë për t’i dhënë frymim lirisë e kuptim të plotë jetës. Edhe ata që flasin ndryshe, thellësisht në mendjet dhe zemrat e tyre e dinë dhe e ndjejnë se Kryeministri Haradinaj është strumbullari më i madh që bashkon e lidhë shqiptarët kudo që janë ata.
Në udhëkryqin e madh që gjendet Kosova vetëm një personifikim sikurse Kryeministri Haradinaj mund t’i bashkojë qytetarët në një ecje të sigurt. Kosova ka ende plagë të pambyllura, e po ashtu rreziqe e plot pasiguri në rrugën e shtet-ndërtimit. Ne duhet t’i japim besimin e plotë Kryeministrit Haradinaj që idealin për liri ta kthejë në shpresë dhe fitore të Kosovës.
Kush më mirë e kush më shumë se ai e ndjen plagën e lirisë, i njeh vuajtjet e vendit dhe rrezaton shpresën për të ardhmen. Ai është personaliteti dhe kryepersonazhi më i gjallë i lirisë dhe mbrojtjes së vendit.
Në këtë mes, përtej kësaj, ne bashkëpunëtorët, partnerët e koalicionit të fitores jemi bashkë e të vendosur për t’i dhënë vendit një qeveri që do t’i përmbush pritjet dhe do të rrugëtojë bashkë me ju e shpresat tuaja, të dashur qytetarë.
Në mesin e shumë kolegëve e miqve në garë, ju mund të gjeni njerëz të mirë, të ndershëm e të përkushtuar. Ju ftoj t’i mbështesni të gjithë ata që i njihni e kanë dëshmuar se nuk luhaten në mes sfidave, se nuk thyhen nga përballjet. Ju ftoj po ashtu t’i mbështesni ata kandidatë që kanë zotësi, dije e profesionalizëm për t’i dhënë vendit ndryshimin.
Përtej dallimeve të qyteteve e regjioneve, partive, së pari jemi njerëz të Kosovës, e Kosova është një dhe e të gjithëve. Andaj, në mes të gjithë këtyre profileve të respektuara e të koalicionit 100% Kosovë, ju ftoj të më jepni besimin tuaj si mundësi që t’ua kthej me nder, përkushtim e profesionalizëm.
Në listën e koalicionit AAK-PSD me numër 119, në numrin 26 mund të votoni emrin tim, Besnik Tahiri!
Duke ju falënderuar pafund për gjithë mbështetjen dhe besimin e dhënë, ju ftoj që të dielën e 6 tetorit të dilni masovikisht në zgjedhje, të ndërtojmë një proces kredibil dhe të pastër dhe së bashku t’i rrisim kredencialet demokratike të vendit./Telegrafi/