Site icon Telegrafi

Tahiri kritika ndaj Qeverisë: Nuk ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në dialog.

Tahiri në një postim në Facebook, ka shkruar se Qeveria nuk ka asnjë strategji sa i përket dialogut.

Për sulmin në Banjskë, ajo thotë se Qeveria vetëm po raporton.

“Qeveria jonë nuk udhëheq por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE bëri një veprim hoqi ndërjetësuesit dhe vuri tre liderë evropian.

Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë qeveria merr pjesë në dialog pa u ndëshkuar Serbia”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version