Telegrafi

Tahiri: Krimi në Prishtinë po rritet, Qeveria po hesht

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e nivelit të krimit në Prishtinë, duke kritikuar qeverinë për mungesë reagimi.

Në një deklaratë në Facebook, ai ka theksuar se pasiguria në kryeqytet është bërë një brengë serioze për qytetarët, duke përmendur ngjarjet e fundit të dhunshme, përfshirë një vrasje dhe disa plagosje.

Tahiri akuzoi qeverinë se hesht aty ku “nuk ka votë e popullizëm,” duke nënvizuar se krimi është rritur ndjeshëm gjatë udhëheqjes aktuale.

“Turp,” përfundoi ai, duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme./Telegrafi/