Site icon Telegrafi

Tahiri: Kosova vendos kufirin frekuencor me Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka treguar se dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojë në pjesën e dytë të janarit.

Ajo në intervistën për Epoka e Re ka thënë se pas këtyre takimeve pritet të ndodhë edhe takimi i radhës ndërmjet dy kryeministrave.

Tahiri nuk ka pranuar të flasë nëse Kosova do ta kushtëzojë këtë proces. Sa i përket aplikimit të Austrisë në ITU për kodin telefonik të Kosovës, ajo ka thënë se kodin e saj telefonik 383 Kosova do ta ketë në muajin mars.

Sipas saj, Kosova dhe qytetarët e saj do të kenë përfitime të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version