Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se ky koalicion qeverisës dhe kjo klasë politike nuk mund t’u japin zgjidhje çështjeve të rëndësishme për vendin.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se pushtetarët nuk dëshirojnë t’i çojnë përpara proceset që janë në interes të vendit dhe të qytetarëve.
Tahiri ka theksuar se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është bërë sipas kritereve të përcaktuara, por është politizuar më shumë sesa që duhet nga garnitura që po e kundërshton pa argumente.
Sipas tij, Kuvendi edhe mund ta rrëzojë këtë marrëveshje, por nuk mund ta ndryshojë kufirin në mes të dy vendeve.
Tahiri ka folur edhe për rolin opozitar, duke thënë se opozita është shumë e dobët.