Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se ka kërkuar masa të menjëhershme për kthimin Avni Osmanit në vuajtje të dënimit.
Tahiri ka thënë se viteve të fundit Shërbimi Korrektues është përballur me parregullsi që kanë shkaktuar degradimin e tij.
“Mbrëmë, një i burgosur, i dënuar me 30 vjet, është arratisur nga QKUK-ja – ku ishte për trajtim. Për këtë kam kërkuar një raport të detajuar dhe masa të menjëhershme për kthimin e tij në vuajtje të dënimit. Ju siguroj se këto probleme kanë adresë dhe secili do të japë përgjegjësi për detyrat që ka”, ka thënë ai. “Ju garantoj se do të arrij që Shërbimi Korrektues i Kosovës do të jetë në nivelin e detyrës dhe të ketë menaxhim të mirëfilltë, që ia mundëson funksionimin sipas ligjit dhe standardeve më të mira ndërkombëtare”. /Telegrafi/