Telegrafi

Tahiri kërkon besimin e qytetarëve: Detyrat që na presin pas zgjedhjeve, janë shumë dhe sfiduese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të premten ka finalizuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ish – Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, i cili bën pjesë në listën e AAK-së për deputet, ka kërkuar besimin e qytetarëve të vendit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për punën dhe rezultatet që Tahiri ka pasur gjatë kohës kur ishte pjesë e ekzekutivit.

“E vlerësoj të shenjtë besimin për të përfaqësuar, andaj afrohem para jush, jo për të eksperimentuar përfaqësimin, por me provën e punëve të kryera dhe vizionin e qartë profesional e politik. Para se të isha pjesë e ekzekutivit, në zgjedhjet paraprake kam kërkuar besimin për të adresuar vizionin tim pse qëndroj në politikë, çfarë vlera e synime përfaqësoj”, thotë Tahiri.

Ai është shprehur se, përkrahja e qytetarëve në këto zgjedhje do t’i jepte mundësinë që të vazhdonte me detyrat që do t’i ngitnin kualitetin e jetës së qytetarëve.

“Pavarësisht përkrahjes, nuk arrita të jem i zgjedhuri juaj dhe mbi obligimin e besimit, ndjeva dhe paraqita rezultatet e punëve, nga ato që kemi diskutuar e prezantuar para jush. Pa modesti, e me krenari e them se rezultatet janë të mëdha, e të vlerësuara gjerësisht, megjithatë edhe detyrat që na presin janë shumë dhe jo pak sfiduese”.

“Përvoja nga ekzekutivi, më ka mësuar se angazhimi i profesionistëve në hartimin e Legjislacionit është kyç për kualitetin e jetës së qytetarëve dhe synimet e reformave për integrim. Jam i bindur se ashtu siç adresuam çështjet e prezantuara, besimi i juaj, do të kthehet në kontribut për shtetin në Ligje më të mira, e çështje të adresuara për sfidat që janë jetike.”

“Kërkoj besimin me provën e punëve të kryera, me përkushtimin njerëzor, profesional e politik dhe jo si mbështetje për të eksperimentuar me vullnetin tuaj. Jam i bindur se kam ofruar dëshmi se cilit model të politikanëve i përkas dhe padyshim besoj se vlerësimi më i mirë është mbështetja juaj”, ka thënë Tahiri./Telegrafi/