Site icon Telegrafi

Tahiri kërkon 50 mijë euro për ekspertizën e rastit Dehari

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ngritur një çështje të trashëguar e që është rasti i vdekjes së paqartë të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Tahiri në mbledhjen e Qeverisë tha se këtij rasti do t’i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare dhe për këtë duhen mjete shtesë.

“Unë ende nuk e di se sa mjete financiare do të na duhen që të procedojmë këtë , mirëpo mendoj se duhet të ndajmë rreth 50 mijë euro që ta mbyllim këtë rast, pra të kemi situatën e qartë”, tha Tahiri.

Në lidhje me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza ka thëne se do të mbështesin financiarisht kërkesën e ministrit Tahiri, mirëpo është shprehur se kërkesat e tilla që kërkojnë buxhet të shtetit, së pari duhet t’i shtrohen Ministrisë së Financave e më pas ajo t’i paraqesë në Qeveri./Telegrafi/

Exit mobile version