Telegrafi

Tahiri: Kemi ngritje enorme të çmimeve, kërkojmë llogari nga një qeveri që ka fituar mbi 50 për qind

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është shprehur se ka ngritje enorme të çmimeve në vend.

Tahiri duke folur në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me debatin për çmimet ka shtuar se kërkojnë llogari nga një qeveri që ka fituar mbi 50 për qind të votave.

“Kemi ngritje enorme të çmimeve, e njëkohësisht kemi mosreagim të Qeverisë për këtë temë. Ne jemi të vetëdijshëm që rritje e çmimeve është një trend botëror, ku ne sot kërkojmë llogari nga një qeveri që ka fituar mbi 50 për qind e nuk ka marr asnjë masë apo masa më të lodhëta nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se kërkojnë masa konkrete lidhur me gjendjen.

“Normal që bëjmë këtu politikë, ku ju për politikë keni dashur ta kallni Kosovën. Ne kërkojmë që të ketë masa konkrete që e prek qytetarin e Kosovës, që e prek njeriun e varfër, e secilin individ që është prekur nga kjo krizë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/