Telegrafi

Tahiri: Kam punuar si roje në OSBE, sot jam njeriu i dytë në shtet

Zëvendëskryeministri i Kosovë, Besnik Tahiri, ka treguar se në moshën e 22-vjeçare ka punuar roje në OSBE, e tash është njeriu i dytë në shtet.

“Si 22-vjeçar kam punuar roje në OSBE. Por, sot jam njeriu i dytë në shtet. Kam luftuar shumë, kam humbur shumë zgjedhje. Po kurrë nuk më ka humbur ambicia”, ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në Oksigjen te Besim Dina.

Tahiri u bë zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti pasi pjesë e qeverisë u bë partia e tij, AAK-ja.

Kjo ndodhi vetëm pasi u shkarkua nga detyra e kryeministrit, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti pas vetëm 45 ditë qeverisje.