Telegrafi

Tahiri: Kaluan 100 ditë të këtij viti, s’patëm mundësi kujt në qeveri me i thënë puna e mbarë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se në ditën e 100 të këtij viti, nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me shumë tema të rëndësishme për vendin.

Tahiri në profilin e tij në Facebook, ka pohuar se ende nuk dihet as çfarë do të ndodhë me pagën minimale.

Gjithashtu, ai ka shtuar se ende nuk dihet as kur do të nisin punimet në rrugën magjistrale.

“Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë”, thotë ai.

Ndryshe, Tahiri edhe më herët ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me qeverisjen e vendit. /Telegrafi/