Site icon Telegrafi

Tahiri: Jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme, vetëm në janar aplikuan 48 mijë persona për vizë

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme dhe se po shihet tashmë që ka edhe një fluks masiv të largimit të njerëzve nga Kosova.

Tahiri këto komente i bëri në një konferencë për media.

“Dhjetorin e kaluar vetëm në një ambasadë i patëm 50 mijë aplikime për vizë, në janar 48 mijë që duan mu largu… Vendimi i sotëm i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë vetëm sa do t’i rrit kërkesat dhe  ambiciet e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën”, tha ai.

“Mosangazhimi i qeverisë, i kryeministrit, jokompetenca e ka pru republikën tonë në një pozitë të rëndë”, tha ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version