Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka treguar se Serbisë i është shtuar presioni për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën në Bruksel.
Në një intervistë për “Epoka e Re”, ajo ka thënë se implementimin e këtyre marrëveshjeve, gjatë Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris, në veçanti e ka kërkuar Gjermania.
Tahiri ka thënë se Serbia ka krijuar bllokadë politike për kodin telefonik, funksionimin e pavarur të KOSTT-it dhe zhbllokimin e urës së Ibrit.
Ajo ka thënë se Kosova e ka bërë të qartë se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për zbatimin e marrëveshjes për asociacioni e komunave me shumicë serbe në Kosovë para se Serbia të heqë bllokadën në këto çështje.