Koordinatori për reformat shtetërore, Besnik Tahiri në takimin Qeveri – Bashkimi Evropian (BE), Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike ka prezantuar tri pika kritike për vazhdimin e suksesshëm të këtij procesi.
Ai në këtë takim ka thënë se në rolin e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, përmes diskutimeve të drejtpërdrejta me kryeparlamentarin, kryeministrin, ministrin e Financave dhe ministritë e linjës sipas tij, mund të konfirmoj mbështetjen politike për të shtyrë përpara këtë reformë është e plotë.
Tahiri ka theksuar se kjo mbështetje është vërtetuar me disa veprime, pasi që vullneti politik sipas tij, veç në fjalë është muzikë e mirë për vesh, mirëpo nuk është e vërtetë nëse nuk ka veprim.
“Qeveria është e vetëdijshme që reforma në administratën shtetërore kërkon vullnet politik”, ka shtuar ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë në Facebook të Tahirit: