Site icon Telegrafi

Tahiri: Haradinaj ndonjëherë fjalët nuk i mat, por veprimet i ka të matura (Video)

Kordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, i cili është edhe person shumë i afërt i Haradinajt, ka thënë se Kryeministri ndonjëherë thotë edhe fjalë të pamatura mirë.

Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se deklaratat e Haradinajt për rrogën e tij, kanë pasur efekt duke hidhëruar njerëzit.

“E them me përgjegjësi të plotë se Ramush Haradinaj nuk e rrit rrogën për veti, sepse shyqyr prej Zotit, nuk i ka rendet”.

Personi i afërt i Haradinajt ka thënë se Kryeministri nuk është se i mat shumë fjalët që thotë, por sipas tij veprimet i ka të matura.

Lexo po ashtu Tahiri: Nëse tërhiqet Ligji i Pagave, mësimdhënësit ta harrojnë pagën 600 euro (Video)

“Kryeministri është i tillë, kësi lloj tipi. Nuk është se i mat fjalët, por veprimet i ka të matura. Fjalët ndonjëherë i thotë, por veprimin e ka të matur, e ka drejt të menduar, por ndonjëherë fjalën e thotë…Kur e ngacmon ndonjëherë nuk mendon për marrëdhëniet me publikun. Për kravata shembull, të gjithë kemi qenë të “tranuar”, por ajo ka qenë e vërteta”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri./Telegrafi/

Exit mobile version