Telegrafi

Tahiri: Gjykata Speciale as për 40 vjet s’do të mund t’i dëshmojë “krimet e UÇK-së”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pasur një debat me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në seancën ku pritet të votohet për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

E pa drejtë që Kurti po e krahason Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar. U tha që për 4 vjet nuk është ngritur asnjë aktakuzë, për 40 vjet kanë me pasë problem për me i evidentu krimet që janë kryer. Është mbulesë e faktorit ndërkombëtar për t;i mbledhur dështimet e tyre. Ne jemi për të gjithë ata që kanë kryer krime të dalin para drejtësisë. Sot është e papranueshme që Kosova mos t’i drejtohet OKB-së, Këshillit të Sigurimit për 13 mijë viktima në Republikën e Kosovës, edhe nëse se bëjmë të bëjë jehonë kërkesa dhe të mbetet në histori që kemi pasur një kërkesë”, tha Tahiri. /Telegrafi/