Nën kryesimin e ministres për Dialogun të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, dhe njëherësh kryenegociatore, delegacioni i Kosovës në takimin e radhës të mbajtur në Bruksel për çështjet e kodit telefonik, ka folur edhe për barrikadën në veri.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se për dallim prej raundit paraprak të bisedimeve, ku u arrit pajtimi për heqjen e barrikadës dhe ku pala serbe kishte qëndrim më konstruktiv, kësaj radhe pala serbe ishte jo serioze dhe kohë-pas-kohe ishin konfuz dhe të pakoordinuar, që linte të kuptohej, që ose nuk kishin gatishmëri apo nuk e njihnin fushën për të cilën kishin ardhur.
“Po ashtu njoftojmë opinionin se ky takim ka qenë vetëm për çështjet e kodit telefonik dhe se përfaqësuesi i Serbisë, Marko Gjuriq ka gënjyer kur ka thënë se në Bruksel do të bisedohet për asociacionin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/