Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, në përmbylljen e fushatës parazgjedhore ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se nëse zgjidhet deputet, do të kontribuojë, me nderë, përkushtim e profesionalizëm.
Ai, ka ftuar qytetarët të votojnë koalicionin AAK-PSD me numrin 119, dhe numrin e kandidatit për deputet, 26.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Të dashur mbështetës,
Të dashur qytetarë,
Po e përmbyllim edhe një fushatë së bashku. Përgjatë gjithë këtyre ditëve, ne shtrënguam duart bashkë, u takuam, folëm, u njohëm dhe u zotuam.
Fushata ishte e shkurtër dhe dinamike, për gjithë ata e ato vende që nuk arrita të jem i falënderoj nga zemra për mbështetjen e pa kursyer dhe besimin e dhënë.
Do të jem besnik, që besimin tuaj t’ua kthej me nderë, përkushtim e profesionalizëm, si nderim për brezat dhe kontribut për të ardhmen.
Në listën e koalicionit AAK-PSD me numër 119, me numrin 26 mund të votoni emrin tim, Besnik Tahiri!