Telegrafi

Tahiri falënderon qytetarët: Çdo votë është e rëndësishme për demokracinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka falënderuar qytetarët të cilët gjatë ditës së sotme kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Sekretari organizativ i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për medie ka thënë se çdo votë është e rëndësishme për demokracinë.

“Ne inkurajojmë qytetarët të marrin pjesë në këtë proces dhe deri më tani nuk pasur parregullsi. Kjo dëshmon që vendi ynë ka demokraci të konsoliduar. Unë ftoj gjithë qytetarët të vendosin të ardhmen e Kosovës. Dilni dhe votoni sepse secila votë është e rëndësishme për demokracinë tonë. I ftojmë qytetarët të ruajnë distancën. Sot duket që po marrin pjesë shumë njerëz”, ka thënë Tahiri.

Ai ka ftuar qytetarët që të respektojnë në maksimum distancën fizike nëpër vendvotime dhe të tregojnë kujdes maksimal për ruajtjen e shëndetit të tyre. /Telegrafi/