Telegrafi

Tahiri: EULEX-i largohet në qershor 2018 (Video)

Denoncimi i Malcolm Simmonsit për korrupsion brenda EULEX-it, e ka dëmtuar imazhin dhe misionin e këtij institucioni, thotë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili cek se ky mision nga qershori i vitit 2018 nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

“Po hyjmë në fazën tranzitore – transferimin e të gjitha lëndëve që kanë, qoftë në gjykata apo prokurori. Kjo fazë do të thotë se çdo gjë që kanë misioni i EULEX-it e që ndërlidhet me institucionet e Kosovës, do të barten në institucionet tona të drejtësisë”, theksoi Tahiri. “Pavarësisht akuzave për korrupsion në këtë mision, ka pasur njerëz që janë angazhuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”. /rtv21/