Telegrafi

Tahiri është takuar sot me ish- përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim ish-Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, i cili tani është i angazhuar në Institutin Evropian për Paqe me seli në Bruksel.

Ministrja Tahiri e ka falënderuar Feith si mik i Kosovës për angazhimin e tij në përfundimin me sukses të pavarësisë së mbikëqyrur dhe në proceset që ka kaluar Republika e Kosovës në rrugën e saj shtet ndërtuese.

Më pastaj, ministrja Tahiri me Feith ka folur edhe për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për progresin në reformat euroatlantike si dhe hyrjen në fuqi të MSA-së.

Tahiri vlerësoi lart vendimin për liberalizimin e vizave me të cilën qytetarët e Kosovës fituan një të drejt të merituar për lëvizje të lirë në Evropë. Në këtë takim u vlerësua se dialogu i Brukselit po i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Tahiri tha se ky dialog do të finalizohet me njohjen reciproke mes të dy shteteve.

Ndërsa Feith ishte i impresionuar për zhvillimet pozitive që kanë ndodh në Kosovë që nga viti 2012 kur ai kishte përmbyllur misionin e vet në Kosovë dhe ka ofruar mbështetjen e tij në proceset për të ardhmen në rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në BE, NATO si dhe për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.