Site icon Telegrafi

Tahiri është filmuar në një takim me Habilajt

Prokuroria e Përgjithshme ka në tjetër provë të fortë, që implikon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës.

Burime të besuara bëjnë me dije se autoritetet italiane në të paktën dy raste e kanë vëzhguar ish-ministrin e Brendshëm në prani të pjesëtarëve të grupit Habilaj.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar katër herë me Habilajt jashtë vendit, pikërisht me makinën Audi AA003 GB, makinë që tha se në vitin 2013 ua shiti kushërinjve të largët. Gjithashtu, Tahiri shfaqet në prani të Habilajve në zonën e Vlorës në vitin 2016.

Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal.

Mbi bazën e tyre dhe jo vetëm Prokuroria vendosi ti kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e tij. Komunikimi ka qenë tejet sekret dhe vetëm mes Antimafias së Leçes dhe disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, për të shmangur dekonspirimin e të dhënave.

Ndonëse burimet konfirmojnë ekzistencën e këtyre provave, ato nuk janë përfshirë në kërkesën e prokurorisë drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit.

Sipas burimeve në kërkesë relatohen tre procedimet penale kundër pjesëtarëve të grupit Habilaj. Procedimi i parë daton 20 vite më parë. Hetimi i dytë është i shkurtit 2017, vit kur janë bashkuar disa procedime të vitit 2016, ndërsa rasti më i fundit është goditja e bazave të Habilajve në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme. /BW/

Exit mobile version