Telegrafi

Tahiri: Eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Tahiri përmes një video mesazhi, ka thënë se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos.

“Urime viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit, veçanërisht për ata që nisin hapat e parë drejt dijes. Ky vit, si dhe viti i kaluar, ka treguar se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos dhe nuk i shërben arsimit dhe fëmijëve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se çdo fëmijë duhet të ketë qasje të barabartë në tekstet shkollore, pa përjashtime apo diskriminime.

“Është e rëndësishme që çdo fëmijë të ketë qasje të barabartë në tekstet shkollore, pa përjashtime apo diskriminime. Ndërkohë, me ketë video mesazh mbetem i shqetësuar që kjo qeveri u ka krijuar mundësi që mjetet e dedikuara për libra, mund të përdoren për qëllime tjera, derisa fëmijët të dërgohen në shkollë me libra të vjetra. Kjo s’duhet të ndodhë”, ka përfunduar Tahiri.