Mësimdhënësve nuk u janë ekzekutuar ende pagat për muajin shtator nga Qeveria e Kosovës.
Këtë veprim të Qeverisë Kurti, e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.
Ai tha se me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.
“E padurueshme! Skandaloze! Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tutje ai tha se të ju ndalen pagat mësimdhënësve vetëm përse kanë kërkuar një të drejtë minimale është e pafalshme.
“Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri! Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme”, përfundoi ai. /Telegrafi/