Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se personat që rezultuan pozitiv në testin për COVID-19 sot nga kjo komunë, kishin ardhur nga Suedia.
Tahiri ka thënë se të dy ata me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë, por kanë qëndruar në vetizolim në shtëpinë e tyre.
“Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë. Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, shkruan Tahiri.
Tahiri po ashtu njoftoi se rastet e kontakteve të paralajmëruara sot për testim nuk janë përfunduar dhe pritet të dalin nesër.
“Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/