Site icon Telegrafi

Tahiri: Duhet të ndalet eksperimenti i formimit të komunave të reja

Eksperti i pushtetit Lokal nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk duhet të vazhdohet me formimin eksperimental të komunave të reja.

Tahiri ka theksuar se ka grupacione të ndryshme që kërkojnë komuna për shkak të interesave të tyre klanore, fisnore e religjioze.

“Skepticizmi nuk është për kërkesat, por skepticizmi është për mënyrën eksperimentale të formimit të komunave të reja”, thotë ai, duke kërkuar të ndalen premtimet për formimin e komunave të reja, pasi Kosova nuk përballon dot rritjen e madhe të numrit të tyre.

“Kosova nuk i përballon 69 komuna. Ky eksperiment duhet të ndalet”, shton ai.

Exit mobile version