Site icon Telegrafi

Tahiri i drejtohet Kurtit: Me pas pa veten në pasqyrë këtë kryeministër e kishe pështy në fytyrë

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, parti kjo iniciues e debatit parlamentar për grevat e sindikatave tha se pas tri javësh ende nuk ka dialog të mirëfilltë për daljen nga situata.

Tahiri theksoi më tej te shkollat nuk janë mbyllur as në vitet e 90-ta, ku edhe Kuvendi i Kosovës është mbyllur dhunshëm, raporton Telegrafi.

“Sot shtet kemi, prandaj është e papranueshme të mbyllen shkollat… këtu janë dy palë. Sindikatat dhe qeveria nuk preken direkt nga mbyllja e shkollave, por fëmijët po, prindërit po dhe e ardhmja po…”, tha ndër të tjera deputeti i PDK-së.

Ai tha më tej se është e nevojshme që të flitet edhe për cilësinë në arsim dhe për këtë të ballafaqohen edhe mësimdhënësit, por sipas tij trajtimi me dinjitet nuk ka dilemë.

Sipas tij, kërkesa e mësimdhënësve është legjitime dhe duhet të shihet mundësia për jetësimin e tyre.

“Por, edhe pas tri javësh grevë nuk ka dialog. Nuk mund të thuash se po dialogun kur i fton në takim pas tri javësh dhe thua gjërat e njëjta”, tha ai, duke shtuar se kryeministri Kurti e ka bllokuar dialogun dhe po ushtron presion.

“Me pa Albini veten pasqyrë para dy vitesh këtë kryeministrin e sotëm besomë e kishte pështy në fytyrë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version