Site icon Telegrafi

Tahiri do të operohet, mungon rreth një muaj

Kështu së paku ka bërë të ditur klubi i basketbolli Bashkimi, e cila përmes llogarisë së saj në Facebook, ka thënë se basketbollisti do të operohet nga apendiksi (zorra qorre), transmeton Telegrafi.

“Basketbollisti i ardhur gjatë këtij afati kalimtar tek KB Bashkimi, Imer Tahiri, do të mungojë për rreth një muaj për shkak të operimit në zorrën qorre. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë Imerit, dhe besojmë në rikthimin e tij edhe më të fuqishëm në parket”, shkruan në mesazhin e klubit prizrenas.

Kujtojmë se basketbollisti Tahiri këtë vit u transferua nga skuadra mitrovicase e Trepçës te “Arpagjik’t” e Prizrenit. /Telegrafi/

Imer Tahiri do t’i mungojë skuadrës rreth një muajBasketbollisti i ardhur gjatë këtij afati kalimtar tek KB Bashkimi,…

Posted by KB Bashkimi Official on 2015-10-20

Exit mobile version