Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pas takimit me drejtorin e Shërbimit korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin tha se fuqizimi i institucioneve korrektuese mbetet prioritet dhe objektivë strategjike.
Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se këtij Shërbimi do t’i qasen me një logjikë progresive që përveç aspektit të sigurisë, do përfshijë edhe materializimin e plotë të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së personave në vuajtje të dënimit.
Lexoni të plotë postimin e Tahirit në Facebook:
“Fuqizimi i institucioneve korrektuese mbetet prioritet dhe objektivë strategjike e punës time si ministër i Drejtësisë. Sot i dëshirova mirëseardhje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë drejtorit të ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, si dhe kërkova përkushtimin e tij maksimal, pasi që është tejet e rëndësishme që Shërbimi Korrektues dhe komponentët e tij, të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me standardet dhe normat evropiane. Tashmë këtij Shërbimi, do t’i qasemi me një logjikë progresive që përveç aspektit të sigurisë, do përfshijë edhe materializimin e plotë të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së personave në vuajtje të dënimit”, shkruan Tahiri.