Besnik Tahiri, koordinator nacional për Reforma Shtetërore ka pritur në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë këtij takimi ka njoftuar Soltes për hartimin e tri ligjeve për rregullimin e administratës shtetërore të Kosovës dhe fillimin e punës së Komisionit për Hartimin e Ligjit të Qeverisë.
Postimi i plotë:
Sot, prita Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, z. Igor Šoltes, me të cilin biseduam për procesin e reformave në administratën e shtetit. Në veçanti e njoftova për progresin që kemi bërë në hartimin e pakos së tri ligjeve që rregullojnë administratën shtetërore në Republikën e Kosovës, si dhe për fillimin e punës së Komisionit për Hartimin e Ligjit të Qeverisë, ligj ky që ndër të tjera do të rregullojë numrin e ministrive dhe atë të zëvendësministrave.
Poashtu, u pajtuam për domosdoshmërinë e fillimit të reformave të thella në Prokurimin Publik, me ç’rast e njoftova edhe për vullnetin politik të Kryeministrit që sa më parë të fillojë zbatimi i udhërrëfyesit të Qeverisë për këtë fushë. Eurodeputeti Šoltes më inkurajoj që këto reforma të shtyhen përpara si çështje shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si dhe për vet rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. /Telegrafi/