Site icon Telegrafi

Tahiri dhe Haradinaj-Stublla takojnë kryeminsitrin kroat Plenkoviq, i kërkojnë mbështetje për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, janë duke qëndruar për vizitë në Kroaci, ku sot kanë takuar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me kryeministrin Plenkoviq diskutuan për përjetimet e rënda të historisë së përbashkët, si dhe i kërkoi që të mbështes Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së.

Postimi i plotë:

Së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në Zagreb takuam Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenković.
Gjatë takimit me Kryeministrin Plenković i rikujtuam momentet më të rënda të historisë së përbashkët, sfidat që i kaluam së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historisë̈ gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, periudha këto të lavdisë̈ të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga Kryeministri Plenković të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore.
U zotova se jemi gati që të ngrisim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse Pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit.
Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE. /Telegrafi/

Exit mobile version