Site icon Telegrafi

Tahiri: Buxheti i vitit 2024 nuk prodhon zgjidhje, AAK do të prezantojë pesë amendamente

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se buxheti i vitit 2024, nuk parasheh efekte reale dhe as zhvillimin e sektorit privat.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur pesë amendamentet e AAK-së për Projektbuxhetin e vitit 2024.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Pesë amandamentet e AAK-së!

Buxheti i vitit 2024 kaloi në lexim të parë. Fatkeqësisht ky Buxhet nuk parasheh efekte reale, as në pagat në sektorin publik, e as në ekonominë dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka përgatitur pesë kërkesa konkrete për amendamentim që kanë dalë nga tryeza e 9-të:

1. Amendamenti i parë vjen nga përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro;

2. Amendamenti për Kontratën Kolektive;

3. Buxhetimi i Autostradës së Dukagjinit;

4. Amendamenti për Sigurimet Shëndetësore;

5. Vijë buxhetore për rritjen e pensioneve.

Gjatë javës së ardhshme do të zhvillojmë diskutim publik për amendamente tjera”, ka shkruar Tahiri.

Exit mobile version