Site icon Telegrafi

Tahiri: Balili i ka ditët e numëruara

Klement Balili mund t’i ketë ditët e numëruara, por shumë shpejt do të jetë para drejtësisë, ka deklaruar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka folur gjatë analizës vjetore të policisë së Beratit.

Vendimi i kreut të shtetit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për rastin “Balili” nuk është pritur mirë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Duke folur nga Berati, kreu i rendit thotë se çuditet nga fakti, kur kjo strukturë nuk është mbledhur as për Lazaratin.

“Këto ditë po çuditet publike me thirrjen e Presidentit të Republikës Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as për Lazaratin. Po çuditet publiku pasi Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës, i cili për arsyet e veta është i pa informuar. Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuat, politike ose jo nuk do më ndalonte kurrë mua dhe aq më pak policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabartë dhe që nuk i prekte njeri”, ka thënë ministri Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version