Site icon Telegrafi

Tahiri: Asociacioni do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka kërkuar që reforma shtetërore të jetë e guximshme, afatgjatë dhe strategjike.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka pranuar se administrata në vendin tonë ka të meta.

Sipas tij, ka shumë pabarazi në hierarki institucionale, funksione publike dhe në paga.

Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se nuk do të ketë kurrfarë koncesionesh në këtë proces.

Sipas tij, asociacioni do të jetë në plotëni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Drafti apo statute që do të hartohet do t’i dërgohet për vendim final Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila do të bëjë vlerësimin kushtetutshmërisë”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version