Site icon Telegrafi

Tahiri: Ambasada e Kosovës thotë se kosovarët në Vjenë janë të sigurt

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga Ambasada e Kosovës në Austri, të gjithë kosovarët që jetojnë dhe punojnë në Vjenë janë të sigurt.

“Ambasadori ynë, Lulzim Pllana e konfirmoi se stafi ynë diplomatik është i sigurt dhe se për momentin nuk ka ndonjë qytetar të Kosovës të lënduar”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, të paktën një sulmues është vrarë dhe disa persona të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre një zyrtar policor, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytetin e Austrisë.

Të shtënat me armë zjarri kanë nisur rreth orës 20:00, pranë një sinagoge në qendër të Vjenës. Tash për tash nuk dihen motivet e rasti që ka tronditur Austrinë.

Exit mobile version