Telegrafi

Tahiri akuzon Qeverinë për neglizhim të situatës në Deçan, kërkon heqjen e taksës prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për reagimin e shtetit në situatën në Deçan.

“Ajo që mund të them është se në historinë e një qeverisje një shteti nuk ka ndodhur që të ketë një helmim masovik me 1314 njerëz dhe shteti e Qeveria të reagoi pas tri ditësh, dhe ai reagim vjen pas një presioni publik”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se në çoftë se kemi një kësi injorimi nga Qeveria dhe kryeministri në një temë kaq sensitive, çka do të ndodh në raste të tjera.

“Kryeministri nuk bënë analiza as nuk jep injeksione, por kryeministri e ka për detyrë që të kujdeset për qytetarët”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për çështjen e “Tiketës Ngjitëse” prej 5 eurove për regjistrimin e automjeteve.
Tahiri tha se ku është vendim i kundërligjshëm.

“Çështja e taksës prej 5 eurove është vendim i kundërligjshëm, është nënshkruar në kundërshtim me rregulloren e punës së qeverisë. Kërkojmë nga ju të largoni këtë taksë menjëherë”, tha Tahiri. /Telegrafi/