Telegrafi

Tahiri: Agjencitë t’i forcojnë shërbimet vitale të shtetit dhe të trasojnë rrugën drejt BE-së

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka marr pjesë sot në takimin e sekretariatit për racionalizimin e agjencive.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se agjencitë duhet t’i nënshtrohen një analize të thellë që të forcohen shërbimet vitale të shtetit.

Postimi plotë i Tahirit

Në takimin e Sekretariatit për racionalizimin e agjencive theksova se secili racionalizim i administratës së shtetit, me këtë rast edhe i agjencive duhet ti nënshtrohet një analize të thellë në mënyrë që ky racionalizim apo riorganizim të forcojë shërbimet vitale të shtetit të Kosovës dhe trasojë rrugën e integrimit në BE.

Nga Sekretariati dhe partnerët ndërkombëtarë kërkova që të kemi analizë të opsioneve para se të merren vendime. /Telegrafi/