Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti.
Sipas tij, pakoja ligjore e reformës paraqet reformë më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në administratë të funksionimit dhe llogaridhënies së organeve dhe agjencive publike dhe reformën në paga.
“- Kërkohet zbatimi i plotë dhe i përpiktë nga administrata shtetërore; – Administrata shtetërore tashmë ka barazi në pagë dhe funksion; – I është dhënë fund manipulimit me konkurse dhe vlerësimit të ndikuar të kandidatëve”.
“Administrata publike është themel i zhvillimit të shtetit, asaj i është garantuar pavarësia dhe integriteti, pavarësisht ndryshimeve të partive e koalicioneve në qeverisje. #100% integritet dhe pavarësi për administratën shtetërore; #100% barazi në pagë dhe funksion; #100% KOSOVA; #100% SHTET”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi/