Telegrafi

Tahiri i AAK-së: Prapa këtij Ligji për Konfiskim të Pasurisë është persekutimi i oponentëve politik, jo interesi publik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se në parim do të votohet Ligji, po me kërkesën që të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Tahiri ka thënë se prapa këtij ligji fshehët persekutimi i oponentëve politik e jo interesi publik.

“Ajo që fshihet prapa kësaj është persekutimi i oponentëve politik dhe jo interesi publik”, tha Tahiri.

Ai tha se me këtë projektligj ajo që po dëshmohet është qëllimi nuk ka të bëjë me i hy në temë luftës, pasurisë, hajnave e njerëzve që kanë bërë pasuri me para publike.

“Kjo ka të bëj me formën që e keni bërë për zgjedhjen  e udhëheqësit, me zgjat gishtin edhe me thanë filan fisteku është hajn, apo ka keqpërdorë dhe me ju lëshu sulmi, Ka të bëj me njëfarë oponence politike”, tha Tahiri.

Kjo për shkak se siç thekoi ai, për drejtor të Byrosë mund të zgjedhet secili person i cili ka dëshirë ta zgjedh partia në pozitë.

Në parim, Tahiri tha se do ta votojnë këtë Ligj, por me kërkesën që të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Dërgojeni në Komisionin e Venecias, atje nuk kemi as kushëri, as dajë, as dosta, atje gjyqtarët zgjidhen në formë veçse të pranuar. Dërgojeni atje, ta shohim se a është ky Ligj në vijë, me të drejtat dhe luftën kundër korrupsionit”, theksoi Tahiri.  /Telegrafi/