Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri duke aluduar në masat e reja antiCOVID-19 që mund të merren, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.
Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.
“Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.
Shëndeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/