Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri thotë se përplasjet politike në këtë kohë do të dëmtonin të akuzuarit në Hagë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me deklarata pasi do të dëmtohet pozicioni i atyre që po akuzohen nga Specialja…Deklarata si ajo e Sali Berishën që i thotë Thaçit tradhtarë nuk janë në rregull në këtë kohë”, deklaroi ai në “Debat Plus”.
Duke folur për situatën aktuale politike në vend, Tahiri thotë se AAK nuk e ka ndërmjet të tërhiqet që Ramush Haradinaj ta merr pozitën e presidentit.
“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Le ta zgjedhin presidentin mbi 100 deputetët tjerë që janë në Kuvend pa AAK-në”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zëvendëskryeministri i parë thotë se diskursi publik në Kosovë ka ndryshuar pasi Gjykata Speciale ka dalë me aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit.
“Në këto rrethana të rënda Haradinaj ka kapacitetin, lidershipin njohurinë për të qenë president dhe për të krijuar stabilitetin në Kosovë, pasi vet ka kaluar nëpër këto procese…Në këto rrethana ne kemi një ofertë, që nuk pranohet oferta shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Tahiri./Telegrafi/