Site icon Telegrafi

Tahir Lushtaku pas humbjes: Djemtë ranë në presion, duhet të punojmë që t’i përmirësojmë gabime

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku (Foto: Shpend Ahmeti)

FC Ballkani ka arritur që të marrë fitore të madhe në shtëpi ndaj Drenicës, duke fituar me rezultat 3-2, edhe pse ishte duke humbur 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka përgëzuar ekipin kundërshtar dhe ka thënë se do të punojnë më shumë për t’u rikthyer te fitorja.

“Gjithmonë kundërshtari ka luajtur me topa në thellësi. Një pjesë e parë e mirë dhe një pjesë e dytë krejt një Drenicë tjetër”.

“Ne do të vazhdojmë punën, tani kemi 10 ditë pushim dhe do t’i shohim gabimet ku i kemi bërë. Kemi kohë që t’i përmirësojmë gabimet dhe të punojmë për vazhdimësi të kampionatit”.

“Më dhimbsen djemtë pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja, por pas pësimit të golit të parë ranë shumë në presion dhe ndikoi që të bëhet rikthimi”, ka thënë Tahir Lushtaku për Art Sport.

Drenica bie në pozitën e dytë me 14 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version