Tahir Batatina është nderuar me mirënjohje nga FSK për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së dhe në ngritjen e futbollit vendor.
Trajneri i Llapit ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e futbollit në Podujevë dhe sot në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ai është nderuar me mirënjohje.
Postimi i plotë nga KF Llapi:
???????????? ???̈, ????? ???????? ??̈ ????̈? ? ??????̈????̈ ??̈ ??????̈? ???????? ?? ????̈?????? ??̈? ??????????? ? ???̈??̈ ??̈ ?????̈? ? ??̧?-??̈ ??? ???????? ? ??????? ???????? ??̈ ???̧???? ??̈ ????????? ??̈ ????
Në një ceremoni festive në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Kryetrajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina është nderuar me mirënjohje nga Gjenerali Naim Haziri për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së dhe ngritjen e vlerave sportive në veçanti të futbollit në vend.
Gjenerali Haziri në fjalimin e mbajtur para kryesisë, shtabit teknik dhe futbollistëve të ekipit senior dhe atyre nga Akademia ka vlerësuar lartë kontributin e kryetrajnerit Batatina në luftë e në liri.
“Sot është një ditë e veçantë për ne. Urime festën e Pavarësisë. Kjo ditë simbolizion një sakrificë të madhe të popullit shqiptar ndër vite. Sot së bashku me kolegët e mi kemi ardhur t’i nderojmë në radhë të parë dëshmorët dhe në vazhdën e kësaj unë kam marrë vendim t’i ndaj katër mirënjohje, tri për shoqatat e dala nga lufta dhe këtë mirënjohje për ish-bashkëluftëtarin tonë, ish-kolegun tonë, tanimë kryetrajnerin e klubit të suksesshëm, Llapi, Tahir Batatina. Unë besoj që me pasë kryetrajner si Tahiri është nder për juve. E kaluara e tij i takon një vlere të veçantë që iu ka përgjigjur si i ri atdheut dhe çlirimit të vendit të tij. Përkundër angazhimeve nuk iu ka ndarë angazhimit të tij për ngritjen e UÇK-së. Faleminderit shumë për angazhimin tuaj Tahir. Kur të folet për futbollin e Kosovës, nuk ka mundësi pa u përmendur Tahiri. Faleminderit për gjitha që je duke bërë për futbollin e Kosovës, të uroj të arrish majat e suksesit”, deklaroi Gjenerali Haziri në fjalimin e ndarjes së mirënjohjes për kryetrajnerin Batatina.
Kryetrajneri Batatina u shpreh tejet i emocionuar me mirënjohjen e pranuar teksa ka falenderuar Gjeneralin Haziri për këtë nderim:
“Në emër të kryesisë së klubit, falenderoj Gjeneralin Haziri dhe gjithë oficerët ushtarak dhe gjithë bashkëluftëtarët. Kjo ditë së pari i nderon dëshmorët e kombit, invalidët, veteranët dhe njerëzit që janë këtu pranë nesh që kanë bërë gjithçka që të jemi ne sot këtu. Stadiumi ynë që mban emrin e Komandantit Zahir Pajaziti, Gjenerali ishte shok i pa ndarë i Zahirit. Ndihem i lumtur dhe krenar që sot i kam krah vetës njerëzit që ishim bashkë në ditët më të vështira. Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua, unë dhe KF Llapi do jemi krah i fuqishëm për Kosovën aty kur ka nevojë.
Kryetari Beqir Batatina e falenderoi për pjesëmarrjen Gjeneralin Haziri dhe me mirënjohje e nderoi si Anëtar nderi i KF Llapi, kurse Drejtori z. Bejtush Batatina i dhuroi një dhuratë simbolike, portretin e Komandantit Zahir Pajaziti.
Në fund të ceremonisë, Gjenerali Haziri nderoi me mirënjohje edhe sulmuesin e ekipit tonë, Muhamet Hyseni i cili realizoi gol në ndeshjen ndaj Zvicrrës. /Telegrafi/