Site icon Telegrafi

Tageszeitung: Maqedonia është e gatshme të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit

Gazeta gjermane ”Tageszeitung” shkraun se Qeveria e Maqedonisë duket të jetë e gatshme për ta zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë, që 20 vite zhagitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gazetës, thelbi i këtij kontesti qëndron në atë nëse shteti mund të quhet Maqedonia, apo jo, ndërsa shtonë se Greqia frikësohet që vendi të mos ketë pretendime territoriale të pjesës veriore greke të provincës Maqedonia.

Gazeta konsideron se ish-kryeministri ”hodhi benzinë në zjarr” kur në projektin ”Shkupi 2014” përfshiu statujën e Aleksandrit të III-të, që grekët e konsiderojnë hero të tyre.

Autori shkruan se ka një propozim që vendi të quhet ”Maqedonia e epërme”, por grekët paralajmërojnë se tentohet që kjo çështje të ngutet sa më shumë./Telegrafi/

Exit mobile version