Art Loxha, anëtar i Klubit të Taekwondos “Peja” në kategorinë -63Kg dhe Arbes Jahiri nga Akademia e Arteve Marciale “Prishtina” në kategorinë -68Kg ishin ata që siguruan plasmanin në podium pas dy fitoreve paraprake. Mirëpo edhe përfaqësuesit tjerë Muhamed Selmani, Butrint Ejupi, Qendrim Sejfijaj dhe Besfort Berisha kishin paraqitje të mirë, por çerekfinalja ishte stacioni i tyre i fundit.
FTK-ja ishte mysafire e Federatës Turke, e cila i ka mbuluar të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes së delegacionin dhe sportistëve nga Kosova. /Epokaere/Telegrafi/