Telegrafi

Tadiq: Nëse dështon EULEX-i do të intervenojmë në OKB

Duke theksuar se Serbia do të përcjellë punën e EULEX-it, Tadiq ka thënë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka obliguar misionin e BE-së për bashkëpunim me organet shtetërore të Serbisë.

Duke shtuar që autoritetet në Beograd do të bashkëpunojnë me EULEX-in, presidenti serb ka nënvizuar se ky është një mision teknik i cili është neutral ndaj statusit.

Tadiq ka thënë se negociatat për statusin e Kosovës kurdoherë do të vazhdohen, sepse siç ka thënë ai “është e domosdoshme të gjendet zgjidhje e qëndrueshme e cila do të garantojë stabilitetin në rajon”.

Sipas presidentit serb “disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kurrë nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës sepse në këtë mënyrë mbrojnë interesat e veta nacionale dhe integritetin territorial”. /Telegrafi/