Telegrafi

Tadiq: Kosova nuk ka ardhmëri evropiane

Në një intervistë për agjencinë Fonet, Tadiq ka thënë se incidentet e fundit në Kosovë përforcojnë qëndrimin e Serbisë se, “në Kosovë nuk respektohen të drejtat njerëzore, para se gjithash ato të popullatës joshqiptare – sidomos të serbëve”.

"Iluzioni se Kosova, me popullatë dominuese shqiptare mund të bëhet një shtet i respektuar dhe hapësirë e civilizuar, ku njerëzit mund të jetojnë të lirë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, bie në ujë”, ka thënë Tadiq.

Ai ka thënë se pas vlerësimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, do të krijohen mundësitë për një proces të ri negociator – por jo për t’u destabilizuar rajoni. "Serbia nuk dëshiron të ketë konflikt, por zgjidhje që nënkupton zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e integritetit territorial të saj”, ka thënë ai. /Telegrafi/