Telegrafi

Tadic: Të gjendet zgjidhje e qëndrueshme me Kosovën

“Shpresoj se ajo zgjidhje të jetë e tillë që të mos prodhojë kriza të reja, por t’i lë prapa vetës dhe shpresoj të mos shkaktoj ë kurrfarë turbulencash dhe cenimin e procesit demokratik në Serbi, që është parakusht për anëtarësim në BE”, ka thënë Tadic në Vjenë, transmetojnë mediat serbe.

Pas takimit me presidentin e Austrisë, Heinz Fischer dhe sekretarin shtetëror në Ministrinë e Financave, Andreas Scheder, Tadic ka thënë se derisa Serbia bisedon rreth zgjidhjeve të ardhshme për Kosovën në BE ekziston interesimi që ato vendim të implementohen.

Ndërsa pas një ligjerate në Institutin për Politikë Ndërkombëtare, Dacic ka thënë se çështja e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe duhet të kihet parasysh se si do të implementohen vendimet në të ardhmen. /Telegrafi/